Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën, që dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj Librave të Shenjtë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën, që dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj Librave të Shenjtë

Të martën, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, që dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj Librave të Shenjtë, si shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Kjo erdhi pas djegies dhe përdhosjes së disa kopjeve të Kur’anit në vendet evropiane, duke përfshirë djegien e kopjeve të Kur’anit Famëlartë në Suedi dhe Danimarkë, në incidente që shkaktuan zemërim mbarëbotëror.

Asambleja e Përgjithshme, prej 193 anëtarësh miratoi rezolutën, të cilën Maroku e hartoi me konsensus.

Në tekstin e rezolutës thuhet, se anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme: “Dënojnë në mënyrën më të ashpër të gjitha aktet e dhunës ndaj personave në bazë të fesë ose besimit të tyre, si dhe çdo akt të ngjashëm, që drejtohet kundër simboleve të tyre fetare, Librave të Shenjtë, shtëpive të tyre, bizneseve, pronave, shkollave, qendrave kulturore ose objekteve të kultit.”

Rezoluta kërkon që sulmet, të cilat kanë për qëllim Kur’anin të dënohen, duke i konsideruar ato si “akte të urrejtjes fetare”.

Më 12 korrik 2023, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (me seli në Gjenevë) dënoi aktet e përdhosjes së Kur’anit Famëlartë në fund të qershorit të kaluar në Suedi, pavarësisht se vendet perëndimore votuan në këtë drejtim kundër rezolutës së propozuar të këshillit.

Rezoluta bën thirrje për dënimin e sulmeve që kanë për qëllim Kur’anin, duke i përshkruar ato si “akte të urrejtjes fetare”.

Tensionet u shtuan midis Stokholmit dhe vendeve islame për shkak të djegies së faqeve të Kur’anit nga një refugjat irakian në Suedi muajin e kaluar.

Në incidentin e njëjtë të fundit, të enjten refugjati Silvan Momica sulmoi përsëri Kur’anin, por nuk e dogji atë, duke shkaktuar reagime të reja dënimi në mbarë botën myslimane.

Ez’heri Sherif dënoi incidentin e së enjtes në një deklaratë, duke dënuar “provokimet e përsëritura të ushtruara nga autoritetet suedeze kundër shenjtërive tona islame nën moton e rremë të lirisë së shprehjes”.

Përktheu nga arabishtja:
Lavdrim Hamja

(www.aljazeeramubasher.net)