Trajnim me dobi në Stamboll, për një grup imamësh nga Shqipëria
Falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Qendrën “Minber”, gjatë periudhës 31 korrik – 3 gusht 2023, imamët Ervil Kuçi dhe Samel Haxhia, ishin pjesë e një grupi teologësh dhe imamësh, që morën pjesë në trajnimin tre ditor, në bashkëpunim me qendrën ISAM (Stamboll) për hulumtime dhe nën perkujdesjen dhe mbështetjen e zyrës së marrëdhënieve me jashtë pranë Diyanetit të Republikës së Türkiyes.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua rreth tematikave, si:
– Punimet, botimet dhe aktivitetet e qendrës ISAM në Stamboll.
– Islamofobia dhe mënyrat si t’i qasemi.
– Struktura fetare e shoqërisë turke, xhematet fetare.
– Bashkëbisedim me kryetarin e Qendrës ISAM, etj.
Përkrah këtyre aktiviteteve të lartpërmendura, u zhvilluan edhe disa vizita me dobi, si në bibliotekën ISAM, tek xhamia e Madhe Çamlıca, në bibliotekën Rami Kutuphanesi, në ambientet e Fakultetit Marmara Ilahiyat, ku u zhvillua edhe një bashkëbisedim me dekanin e këtij fakulteti, vizitë në Myftininë Eyup etj.
Myftinia Shkodër shpreh falënderimet e saj për drejtorin e Qendrës “Minber”, Dr. Ferid Piku dhe lutet për mbarësi, suksese dhe bashkëpunime të frytshme në vijim.