Kujdes ujin dhe hidhni sytë nga Omarajt, ku banorët janë të izoluar si në mesjetë!
Ditën e xhuma, më 4 gusht 2023, nëpërmjet minberit të xhamisë së Parrucës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, dha një mesazh me vlerë rreth ruajtjes së ujit, vlerësimit të kësaj mirësie dhe mos shpërdorimin e tij, sidomos në stinën e verës.
Imam Sytari theksoi se shpërdorimi i ujit, është një gjynah, mungesë përgjegjësie dhe vepër e papëlqyeshme tek dijetarët e fesë islame.
Myftiu u bashkua me shqetësimin e arqipeshkvit të Shkodrës, që ditë më parë ngriti shqetësimin e tij për mungesën e ujit në një zonë të qytetit.
Poashtu, Myftiu vuri në vëmendje të besimtarëve rastin e banorëve të fshatit Omaraj në Postribë, që janë të izoluar, pa urë lidhëse me rrugën e Urës së Shtrenjtë, pa rrugë të shtruar që i lidh me fshatin Drisht, pa ujë e me rrjet të energjisë elektrike me defekte.
Myfti ftoi kryeministrin e vendit, ministren dhe kryebashkiakun e qytetit, të vizitojnë sëbashku këtë fshat për të parë nga afër mrekullinë e zonës dhe gjendjen e mjerë ku gjenden këta banorë të braktisur, si në mes të sahrasë.
Myftiu u lut për mirëqenie dhe ndërgjegjësim, për bekime dhe harmoni në mesin e qytetarëve të Shkodrës dhe përtej.
Hytbeja e plotë: