Mbretëria e Arabisë Saudite lehtëson procedurat për vizat turistike për Shqipërinë
Mbretëria e Arabisë Saudite ka marrë vendim për lehtësimin e procedurave për vizat turistike për Shqipërinë për shtetasit shqiptarë, që duan të vizitojnë këtë vend.
Njoftimin e ka bërë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, përmes një postimi në profilin zyrtar të saj në Facebook, kush shkruan:
(Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë)
“Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A.
Për më shumë vizitoni visa.visitsaudi.com
Myftinia Shkodër, lutet që ky vendim i Mbretërisë së Arabisë Saudite të shërbejë në shtimin e vizitorëve të vendeve të shenjta, Mekë dhe Medine, për të përfituar sa më shumë prej bekimeve dhe mirësive, që Allahu i Madhëruar i ka dhënë atyre vendeve.