Mbyllet me sukses kursi veror “Buz’qesh” 2023
Në Xhaminë “Ebu Bekër”, gjatë muajve korrik-gusht u zhvillua kursi veror për fëmijë “Buz’qesh” 2023.
Ashtu si vitin e kaluar Myftinia Shkodër arriti që edhe këtë vit të gërshetoi me sukses edukimin islam me argëtimin.
Qëllimi kryesor i këtij kursi veror intensiv, krahas argëtimit të fëmijëve ishte edukimi i këtyre shpirtrave të bukur me dashurinë e Allahut dhe të Dërguarve të Tij. Si dhe orientimi i tyre në harmoni me qëllimin e krijimit të tyre.
Kujtojmë, se gjatë kursit veror, që zgjati plot 3 javë dhe që u mbajt në mjediset e brendshme dhe të jashtme të xhamisë “Ebu Bekër”, janë zhvilluar veprimtari edukative, kulturore, piknikë, koktejl, aktivitete kreative përmes artit, lojëra zbavitëse, etj.
Buz’qesh 2023″ është ndërtuar si një strukturë dhe mision në vetvete, duke marrë në konsideratë nevojat e fëmijëve në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre. Këtë vit përkrah lojës argëtuese.
“Buz’qesh 2023” u fokusua në mësimin e “Historive të Profetëve”, në të cilin u arrit të ndërthurej njohuritë teorike me rrëfimin vizual artistik. Çdo histori Profeti krahas rrëfimit, u ilustrua edhe me anë të një filmi vizatimor përkatës. Përtej kësaj në fund të çdo rrëfimi, fëmijët me ndihmën e mësueses së art-dizanjerit arritën të ilustronin çdo rrëfim me anë të një punimi artistik që simbolizonte veçorinë dalluese të secilit Profet.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe argëtimit dhe zbavitjes së fëmijëve, ku të gjitha lojërat e zhvilluara janë përzgjedhur dhe realizuar nga ana e psikologes dhe asistenteve të saj.
Teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, gjatë takimeve dhe vizitave të tij ka falënderuar bashkëpunimin e teologes znj. Zamira Bushati, koordinatore dhe realizuesen e këtij projekti, psikologen Almeda Tusha dhe art-dizanjeren Remla Dibra, por edhe asistentet vullnetare, studentet e palodhura Sharuana Mayselimi, Aisra Myselimi dhe Shejla Sokoli, të cilat bënë të mundur realizimin e këtij projekti të dobishëm.