Veprimtari argëtuese në kodrat e Tepes me nxënësit e mejtepit të xhamisë Ura e Bunës

Veprimtari argëtuese në kodrat e Tepes me nxënësit e mejtepit të xhamisë Ura e Bunës

Ditën e shtunë, më 09 shtator 2023, në kodrat e Tepes, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër zhvilloi aktivitetin “Mësojmë dhe argëtohemi”, me pjesëmarrjen e rreth 20 nxënësve të mejtepit fetar të xhamisë Ura e Bunës, nën shoqërimin e mësuesit, Ridvan Luzaku.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, i cili pasi i uroi mirëseardhjen nxënësve në këtë veprimtari arsimore-argëtuese të radhës, u mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të vlefshme për këtë brez të ri, i cili kërkon një vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë.

Më pas, programi vijoi me zhvillimin e bisedave brenda grupeve, lojëra të ndryshme sportive, shëtitje në natyrë, etj.