Në xhaminë e Trushit u organizua aktiviteti i përkujtimit të Mevludi Sherifë

Në xhaminë e Trushit u organizua aktiviteti i përkujtimit të Mevludi Sherifë

Ditën e diel paradreke, më 15 tetor 2023 , në xhaminë fshatit Trush u zhvillua aktiviteti i përkujtimit të Lindjes së Begatë të Pejgamberit Muhammed (a.s).

Krahas shumë besimtarëve të shumtë të fshatit Trush dhe fshatrave të tjera të zonës, mori pjesë H. Naim Drijaj, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, H. Jetmir Braqi, imami i xhamisë së Trushit, hoxhallarë, mësues, etj.

Hoxhë Drijaj, në fjalën dhe ligjëratën e tij foli  për jetën dhe veprën e ndritur të Dërguarit të Allahut (a.s), për mesazhet udhëzuese dhe mëshiruese, për të cilat u dërgua për mbarë njerëzimin.

Në vijim të programit kënduesit e Mevludit, përcollën para të pranishmëve pjesë nga Mevludi Sherifë, Salavate, dua-Lutje, ilahi, etj.