Lutuni dhe sërish lutuni, pastaj sërish lutuni dhe punoni që kjo botë të ndryshojë e jeta të kthehet në shina dhe ekuilibër, larg qytetërimit të terrorit dhe pafytyrësisë!
Qytetërimit të krimeve të luftës, që krijon alibi të rreme dhe mbi gënjeshtrën e mashtrimin ngre kauzat e veta, për të mbizotëruar kudo!
Qytetërimit të dhunës dhe gjakderdhjes, që nuk njeh Zot, as norma, që mbjell kudo hipokrizi e standarte të dyfishta!
Lutuni, edhe për manekinët që bëjnë avokatinë e djallit për dirigjentët e qytetërimit të shkatërrimit!
Lutuni..!