Muslimani nuk vë në hesap cytjet e mbështjella me fjalë të bukura!
Shpeshherë, kemi nevojë për të kujtuar burrat e mëdhenj të ymetit tonë, jeta e të cilëve ishte argument përkushtimi ndaj All-llahut, fesë së Tij, ymetit e mbarë njerëzimit.
Prej tyre mësojmë, marrim dhe përfitojmë esencën e urtësisë, kurajos dhe krenarisë legjitime.
Dua të ndaj me ju një fjalë të madhe nga Sulltan Abdulhamidi i dytë, që thoshte: “Islami është forca e vetme, që na bën të fortë! Ne jemi një ymet i gjallë dhe i fortë, por me kusht që të jemi të sinqertë në Fenë tonë të Madhnueshme!”
Ky është thelbi i krejt çështjes, me të cilin duhet të përballet sot, çdo musliman shqiptar, por jo vetëm: Sinqeriteti në Fé!
Nëse të devijuarit, të shthurrurit, imoralitët, të pafetë, misionarët e së keqes e të ngjashëm, nuk hezitojnë të mbijnë gjithandej, si kërpudha helmuese, a duhet të frenohet e të stepet muslimani në dëshmimin e fesë së tij, moralit të saj dhe, të ftojë të tjerët drejt Islamit?!
Nëse andej-këndej, muslimani përballet me këcënime të mbështjella me fjalë të bukura jashtë kontekstit të tyre, vetëm e vetëm për të heshtur përballë krimeve dhe barbarisë kundër vendeve të tij të shenjta dhe jetës në ato vende, a nuk duhet të ketë krenarinë legjitime dhe nivelin më të dobët të dinjitetit njerëzor, për të mos dëgjuar çfarë tërheq zemërimin e Allahut dhe urrejtjen legjitime të njerëzve të lirë dhe të vazhdojë rrugën e përshkruar nga feja e tij, që qëndron mbi tanësinë?
Imam Muhamed B. Sytari