Veprimtari argëtuese më nxënësit e Qendrës Kulturore, Oblikë

Veprimtari argëtuese më nxënësit e Qendrës Kulturore, Oblikë

Myftinia Shkodër prej ditësh po zhvillon gjatë muajit dhjetor 2023 një veprimtari argëtuese dhe zbavitëse, pikërisht kampionat shahu me pjesëmarrjen e nxënësve të mejtepeve të Qendrës Kulturore dhe xhamisë në Oblikë.

Të mërkurën më 27.12.2023, ishte për një vizitë dhe takim drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, i cili pau nga afër zhvillimin e kampionatit të shahut, kësaj loje inteligjente dhe zhvilluese për moshën e re.

Teologu Halluni gjatë një bisedë me nxënësit inkurajoi dhe premtoi se të tjera veprimtari arsimore dhe argëtuese do të zhvillohen në të ardhmen më fëmijë dhe rinj të mejtepeve.

Ai falënderoi mësuesen e kësaj Qendre, znj. Kimete Elezi, për përkushtimin dhe aftësitë e saj në gjallërimin e aktiviteteve arsimore dhe kulturore në këtë vatër të dijes dhe moralit islam.