U zhvillua tribuna fetare: “Tre Muaj bekim dhe afrim!”
Ditën e diel, më 14 janar 2024, pas namazit të akshamit, në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër organizoi me rastin e fillimit të Muajve të Mirë një tribunë fetare me temë: “Tre Muaj bekim e afrim!”.
Në këtë aktivitet të parë të Myftinisë për vitin 2024 merrnin pjesë imamë, teologë dhe besimtarë të moshave të ndryshme.
Pas fjalës së hapjes nga teologu Arben Halluni, u prezantua një program i shkurtër me lexim Kur’ani, recitime dhe ilahi nga nxënësit e mejtepit fetar të xhamisë Bardhaj.
Në vijim të aktivitetit imamët H. Naim Drijaj dhe H. Ensar Ismajlaj mbajtën nga një ligjëratë, të cilët folën rreth rëndësisë, vlerës dhe dobive që sjellin te besimtarët muajt e Mirë: Rexhep, Shaban dhe Ramazan, çfarë duhet të punojmë prej veprave të mira dhe adhurimeve gjatë këtyre muajve, që të afrohemi më tepër tek Allahu dhe të fitojmë kënaqësinë e Tij.