Imam Didmar Faja: “Të mendojmë mirë për Zotin tonë dhe ta bëjmë të dashur për të tjerët!”

Imam Didmar Faja: “Të mendojmë mirë për Zotin tonë dhe ta bëjmë të dashur për të tjerët!”

Pavarësisht vizitës së shkurtër disaditore në Shkodër, Imam Didmar Faja, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Arizona dhe Imam e Drejtues i United Islamic Center of Arizona , pranoi me kënaqësi ftesën e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, për të mbajtur hytben e xhumasë së datës 19 janar 2024, në xhaminë e “Dy Vajzave”.

Pas dersit të përjavshëm, të mbajtur nga hatibi i kësaj xhamie, thirrësi islam Lavdrim Hamja, të pranishmit patën rast të dëgjojnë këshillat e dobishme të Myftiut të shqiptarëve në Arizona, djalit të lagjes Tophanë, shkodranit të suksesshëm në ShBA, Imam Didmar Faja.

Në hytben e tij, Myftiu i nderuar hodhi dritë mbi një temë me shumë dobi për besimtarët, sidomos në këto ditë të begata të muajit të shenjtë Rexheb dhe domosdoshmërisë së përmirësimit të marrëdhënies së njeriut besimtar me Zotin e tij.

Ai foli për konceptet e njohjes së Allahut dhe mendimit të mirë që duhet me ketë muslimani për Zotin, dhe se si duhet ta paraqesim Krijuesin, Zotin e botëve para të tjerëve, si Falës, Mëshirues, por dhe Ndëshkues, etj.

Ndër të tjera theksoi se në jetën e besimtarit, ka shumë rëndësi tobja (pendimi), për të vërtetuar se forca e besimit qëndron mbi cytjet e shejtanit që e tërheq njeriun drejt gjynaheve dhe devijimit.

Ai tha se kjo periudhë e vitit, është kohë e begatë dhe mundësi e mrekullueshme që besimtarët të bëjnë llogaritë e tyre në marrëdhënie me Zotin dhe me njëri-tjetrin, për të vazhduar rrugëtimin e kësaj jete, përherë në ngritje.

Kliko këtu për të dëgjuar të plotë hytben