“Israja dhe Miraxhi” – Tribunë fetare me xhamitë e Zonës së Bushatit

“Israja dhe Miraxhi” – Tribunë fetare me xhamitë e Zonës së Bushatit

Ditën e shtunë pasdreke, më 10 shkurt 2024, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare me rastin e Tre Muajve të Mirë: Rexheb, Shaban dhe Ramazan, kryesisht për Natën e Madhe të Israsë dhe Miraxhit me pjesëmarrjen e të gjitha xhamive të Zonës së Bushatit.

Krahas imamëve të xhamive Krye-Bushat, Barbullush, Shkjezë, Kosmaçë dhe Melgushë merrnin pjesë besimtarë të moshave të ndryshme si dhe nxënës të mejtepeve fetare.

Pas hapjes së këtij aktiviteti më lexim nga Kur‘ani Famëlartë, nga nxënësi i xhamisë Krye-Bushat, Erti Shima dhe fjalës prezantuese të programit, nga teologu Arben Halluni, u mbajtën dy kumtesa nga imamët e nderuar, H. Naim Drijaj dhe H. Sadri Ujka, të cilët folën rreth rëndësisë dhe dobisë së Natës së Madhe të Israsë dhe Miraxhit si dhe vlerës së sadakasë, bamirësisë në shërimin e varfërisë.

Në vijim të këtij aktiviteti, nxënës të mejtepeve paraqiten një program të shkurtër artistik me ilahi, recitime, salavate dhe dua-lutje.

Ndërsa në fund, aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Aktiviteti i sotëm është një gjurmë e bardhë dhe një përpjekje e gjithë secilit prej nesh për me e dëshmu mrekullinë dhe mirësinë e besimit si dhe me dëshmu kënaqësinë në zemrat tona që sa herë që mblidhemi në shtëpitë e Zoti (xh.sh).

Sot, jemi mbledhur për të përkujtuar ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit, mesazhet që dalin prej saj, por edhe për mësimet që nxjerrim nga kjo ngjarje e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme, me të cilën Allahu (xh.sh) e begatoi Pejgamberin tonë, Muhammedin (a.s)”.

Myftiu Sytari gjatë fjalës së tij kërkoi nga besimtarët që ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit duhet ta përjetojmë gjatë përditshmërisë sonë për t’u dëshmuar e mira, për t’u dëshmuar pastërtia, ndërshmëria, fjala e ambël, fëtyra e qeshur, komunikimi i sinqertë dhe i paqtë me këdo për hirë të Zotit Fuqiolotë.

Aktivitei u përmbyll më një koktejl dhe me një atmosferë të gëzueshme për të gjithë të pranishmit.

Kliko këtu për të shikuar të plotë tribunën fetare!