Takim me imamët në prag të muajit të begatë të Ramazanit

Takim me imamët në prag të muajit të begatë të Ramazanit

Ditën enjte, më 7 mars 2024, në xhaminë e madhe të Fushë Çelës, “Ebu Bekër”, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ka mbledhur imamët e xhamive, myezinët dhe anëtarët e këshillave, për të dhënë udhëzimet përkatëse për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve dhe riteve fetare gjatë muajit të begatë të Ramazanit në xhamitë e Shkodrës.

Myftiu ka falënderuar angazhimin që imamët mundohen të kenë në shërbim të përhapjes së thirrjes Thirrjes Islame në xhamitë ku ata shërbejnë.

Në këtë takim u dhanë udhëzime mbi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe vlerave unike në mesin e besimtarëve, nga imamët e nderuar Idmir Plaku dhe Lavdrim Hamja, që ligjëruan në këtë takim periodik, në prag të fillimit të Muajit Ramazan.

Në fund të takimit u shpërndanë baza materiale si: udhëzimet e Ramazanit, kalendarë, postera, etj.