Tribuna fetare për motrat, në prag të Ramazanit

Tribuna fetare për motrat, në prag të Ramazanit

Në prag të Muajit Ramazan 1445, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet të pasur me ligjërata, ilahi dhe mesazhe të dobishme për motrat besimtare, ditën e shtunë, më 9 mars 2024, në ambientet e xhamisë së Parrucës.

Pjesë e tij ishin ligjëratat e pasura të vaizeve të Myftinisë Shkodër, teologeve Ferzet Ndoja, Zamira Bushati – Puka dhe Jetmira Plaku.

Në mesazhet e tyre, edukatoret e nderuara iu drejtuan besimtareve, duke vënë theksin tek vlerat dhe dobitë e agjërimit, nxitjen e ruajtjes së harmonisë brenda familjes dhe përtej saj, vlerësimin e kohës për t’iu përkushtuar Kur’anit Famëlartë dhe punëve të mira.

Aktiviteti u pasurua edhe me ilahitë e bukura dhe ligjërimet e nxënëseve të përkushtuara të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.

Me urimet për një Ramazan të mbarë dhe plot bekime, besimtaret u ndanë, për t’u ritakuar në faljen e teravisë së parë të këtij Ramazani, ditën e diel, më 10 mars 2024.