Iftari i madh i familjes mbledh qindra besimtarë

Iftari i madh i familjes mbledh qindra besimtarë

Iftari i madh i familjes mbledh qindra besimtarë

Të hënën, më 8 prill 2024, Myftinia Shkodër ka organizuar iftarin e madh tradicional të familjes në stadiumin e Shkodrës, “L Boriçi”.

Qindra besimtarë muslimanë bashkë me fëmijët dhe familjet e tyre morën pjesë në këtë iftar të vëllazërisë.

Pas këndimit të ezanit të akshamit nga dy hafizë turq, teologu Arben Halluni në fjalën e tij të rastit tha se muaji Ramazan vjen si promotor i afrimit familjar.

“Nëse gjatë muajve tjerë të vitit nuk është zakon të shkohet te njëri-tjetri, që nuk duhet të jetë në mesin e muslimanëve, në muajin Ramazan, është që familja më e gjerë, kushërinjtë e miqtë, ta ftojnë njëri-tjetrin në iftare, siç e ka dëshmuar Shkodra këtë vit, ku shumë lokale kanë qenë teje të mbushura si asnjë herë më parë, më iftare të tilla familjare dhe shoqërorë”, ka theksuar në mes të tjerave teologu Halluni.

Më pas, të gjithë të pranishmit nën shoqërimin e ilahive të larmishme shijuan iftarin e madh të familjes, duke vijuar ndërkohë edhe ndjekjen në monitor fotomontazhin e disa aktiviteteve të Myftinisë Shkodër.