H. Lavdrim Hamja i ftuar në “Studio e Hapur” të gazetarit Senad Nikshiqi
Ditën e dytë të Fitër Bajramit, më 11 prill 2024, H. Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave” ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetarit Senad Nikshiqi për të folur rreth atmosferës së begatë të Fitër Bajramit dhe muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë teologu Hamja iu përgjigj pyetje të gazetarit Nikshiqi, rreth përjetimit të muajit të Ramazanit, aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara nga Myftinia Shkodër, sidomos për pjesën e ndihmave, që shpërndahen çdo vit për familjet dhe njerëzit në nevojë, ku edhe këtë vit pat një numër të konsiderueshëm pakosh ushqimore, rreth 1500 të tilla.
Gjithashtu hoxha i nderuar foli edhe për faljen e Fitër Bajramit në sheshin Fushë Çelë, bri xhamisë “Ebu Bekër”, që ishte një pamje mahnitëse, me sheshin plot me besimtarë, të cilët kishin ardhur për të falë namazin e Fitër Bajramit; siç foli edhe për festën tradicionale të fëmijëve, që u zhvilluar paraditen e parë të Fitër Bajramit, duke thënë, se gëzimi i fëmijëve në këtë ditë feste, e shton edhe më tepër harenë dhe përjetimin e gëzueshëm për këtë ditë të begatë, të shenjtë dhe të madhe për mbarë muslimanët.
Kliko këtu për të ndjekur emisionin e plotë