Bashkëbisedim-analizë e një programi plot vlerë!
Ditën e mërkurë, më 5 qershor 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mblodhi në një takim pune, imamët e angazhuar më programin e qarkullimit të hatibëve të qytetit në disa xhami të Shkodrës, për periudhën 26/4 – 31/5/2024.
Në këtë program 6 javor, u përzgjodhën 7 xhami, në të cilat mbajtën hytbe një pjesë e imamëve dhe hatibëve tanë, duke e gjallëruar atmosferën e ditës së xhuma në qytetin e Shkodrës.
Gjatë takimit, u analizua shërbimi dhe detajet e vizitave të imamëve të nderuar në xhamitë: Fushë Çelë, Parrucë, Perash, Kiras, Medrese, Dudas dhe Dërgut.
Imamët e pranishëm në këtë takim dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke shprehur fillimisht domosdoshmërinë e këtyre programeve që i shërbejnë të gjithëve dhe ndihmojnë në përcjelljen e mësimeve të ekuilibruara fetare dhe shërimin e tendencave ekstremiste, sektarizmave, ndasive dhe devijimit nga fryma e traditës dhe trashëgimisë shekullore islame në Shkodër.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Imam Didmar Faja, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Arizona, i cili dha disa mendime të vyera në kontekstet e këtij programi me vlerë.
Myftinia Shkodër, falënderon imamët dhe hatibët e nderuar: H. Arben Halluni, H. Lavdrim Hamja, H. Idmir Plaku, H. Adil Cukali, H. Adem Shahini, H. Samel Haxhia, H. Ruzhdi Plangaj, H. Ensar Avdi Ismalaj, H. Ervil Kuçi, H. Durim Kasemi dhe H. Naim Drijaj për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të lavdëruar në këtë program, tashmë tradicional në xhamitë e Shkodrës.