Filloi kursi veror “Buz’qesh 2024”, edicioni i 3-të

Filloi Kursi Veror “Buz’qesh 2024”, edicioni i 3-të në xhaminë “Ebu Bekër”

Filloi kursi veror “Buz’qesh 2024”, edicioni i 3-të

Ditën e hënë, më 17 qershor 2024, në ditën e dytë të festës së begatë të Kurban Bajramit, në ambienret e vakëfit të xhamisë së madhe, “Ebu Bekër”, në Fushë Çelë, filloi kursi veror “Buz’qesh 2024”, edicioni i tij i 3-të .

Ky kurs i veçantë për fëmijët është një kombinim i përsosur mes mësimit dhe argëtimit, duke siguruar një eksperiencë të paharrueshme për ta. Ai do të përqendrohet në edukimin e fëmijëve tanë me duatë e përditshme të muslimanit.

Si përherë, nuk do të mungojnë veprimtaritë krijuese vetjake dhe në grup, si dhe lojërat zbavitëse psiko-motorike të shumëllojshme.

Kursi zhvillohet nën kujdesin e sektorit të arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, nën kujdestarinë e vaizes znj. Zamira Bushati – Puka dhe psikologes znj. Almeda Tusha.

Në hapjen e këtij kursi veror, ishte i pranishëm teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, i cili gjatë fjalës përshëndetëse, i uroi mirëseardhjen fëmijëve në këtë program veror me karakter edukativ dhe zbavitës.

Ndërkaq, teologu Halluni falënderoi angazhimin dhe përkushtimin e mësueseve të nderuara, konkretisht teologen Zamira Bushati (Puka) dhe znj. Almeda Tusha, psikologe, si dhe 12 vajzat vullnetare, për angazhimin dhe koordinimin e tyre për mbarëvajtjen e këtij programi me vlerë arsimore dhe edukative.