Në Qendrën Kulturore Oblikë përfundoi shkolla/kursi veror 2024
Para drekën e ditës së martë, më 2 korrik 2024, në qendrën kulturore, pranë xhamisë Oblikë përfundoi shkolla/kursi veror 2024, përmes një programi festiv me pjesëmarrjen 50 nxënësve të moshave të ndryshme dhe të prindërve të tyre.
Në këtë ceremoni mbylljeje të kursit veror intensiv, i organizuar nga Myftinia Shkodër, mori pjesë drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, cili falënderoi mësuesen znj. Kimete Elezi, për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur gjatë gjithë procesit mësimor të kursit, asistentet e saja vullnetare si dhe prindërit të cilët dërguan fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.
Teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, duke i kërkuar që të vijojnë të jenë të pranishëm në mjedise të tilla si një mënyrë për kaluar kohën së bashku nën dritën e besimit, adhurimit dhe moralit islam.
Në vazhdim të programit fëmijët të ndarë në tre grupe paraqitën recitime, dua-lutje, ilahi, interpretime gazmore, etj.
Në fund të kësaj ceremoni u shtrua një koktejl.
Kujtojmë, se gjatë shkollës/kursit verore, që filloi më 18 qershor 2024 dhe zgjati rreth 3 javë, morën pjesë mbi 50 nxënës nga xhamitë Oblikë, Muriqan, Velinaj dhe Zues për të cilët janë zhvilluar orë besimi, veprimtari kulturore, lojëra kreative dhe zbavitëse, etj.