Myftiu: “Ne në Islam nxisim drejt punës, jo drejt dembelizmit..!”
Gjatë dersit të xhumasë, më datë 5 korrik 2024, nga xhamia e fshatit Bardhaj, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vuri theksin te rëndësia e përkushtimit për fitimin e hallallit në Islam, që nxit punën, zhvillimin dhe angazhimin për t’u ndarë nga varfëria, prapambetja dhe dembelizmi.
Ndër të tjera Myftiu tha: “Ne në Islam nxisim drejt punës, jo drejt dembelizmit, jo drejt fukarallëkut!
Ai, që ju thotë se Islami është fé e fukarave, në fakt po ju thotë diçka jo të vërtetë!
Islami është fé e fukarave, e të pasurve, e krejtve, patjetër! Ama, që Islami është fé e fukarave, pra që nxit fukarallëkun, e ndarjen nga kjo botë, distancimin prej saj dhe largimin nga pasuria, kjo nuk është e vërtetë!
Allahu i Madhëruar thotë në krye të herës, në Kur’anin Famëlartë: “Ve la tense nesibeke mined-dynja!” – “Mos e harro hisen tënde të kësaj bote!”
Hisja e kësaj bote, çfarë është?
Me u lodh fort, me punu! Me sakrifiku! Me dal herët! Me ardhë në shtëpi i lodhur! Me të shiju kafshata e bukës! Me të shiju gota e ujit!”
Dersi i plotë, në link: