Aktivitet i madh i konkursit të 12-të me nxënësit e mejtepeve të xhamive të Shkodrës

Aktivitet i madh i konkursit të 12-të me nxënësit e mejtepeve të xhamive të Shkodrës

Aktivitet i madh i konkursit të 12-të me nxënësit e mejtepeve të xhamive të Shkodrës

Ditën e shtunë, më 29 qershor 2024, në ambientet e kompleksit “Zmijani”, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi aktivitetin e madh të konkursit fetar, edicioni i 12-të midis kurseve fetare, të cilat organizohen në xhamitë e Shkodrës.

Aktiviteti që mblodhi mbi 700 nxënës nga 48 xhami filloi sipas programit me hapjen e drejtuesit të arsimit, teologut Arben Halluni, i cili pasi i uroj mirëseardhjen nxënësve frekuentues sistematikë në mejtepet e xhamive, u foli për rëndësinë që ka kjo ditë e veçantë për ta, tashmë e kthyer në traditë, e që frymëzon për besim, adhurim, edukatë, kulturë, respekt, traditë, vëllazëri dhe harmoni me të gjithë.

Aktiviteti i konkursit të madh fetar u shoqërua me veprimtari të shumta sportive e zbavitëse, si dhe lojra animatore në ambientet e kompleksit, të menaxhuar nga tre mësues përkatës.

Në fund u zhvilluan programe me biseda, këndim nga Kur’ani Famëlartë, etj, si dhe u mbajt ceremonia e shpalljes së fituesve, ku juria e përbërë nga imamët H. Naim Drijaj, H. Samel Haxhia dhe H. Osman Ozmagden vendosën në bazë të pikëve maksimale për çmimin e parë: Albana Bylibyli, xhamia Mjedë, çmimi i dytë: Ensara Sulaj, xhamia Mes-Myselim, dhe çmimi i tretë: Abdullah Karmaj, xhamia Boks.

Ndërsa çmimi për zërin e bukur në leximin e Kur’anit iu dha nxënësi: Erit Veroshaj, xhamia Bushat.

Sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër dha edhe çmime (fletë lavdërimi) për 6-të nxënësit, që kanë spikatur gjatë konkursit fetar dhe gjithashtu të dalluar në procesin mësimor të mejtepit fetar.