“Kurban Bajrami, Dita e Familjes dhe afrimit me vlerat e besimit!”
Mesazhi i Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari me rastin e Kurban Bajramit 1446/2025
Dita e Arefatit, është Dita më e mirë e vitit! Agjërim për ne dhe përkushtim për haxhilerët, që sot luten e përgjërohen në një fushë të dëshmuar të besimit e përuljes para dashnisë së Zotit Një!
Kurban Bajrami, që e pason këtë Ditë të madhërishme, përfaqëson në vetvete aktin sublim të lartësimit të Njeriut besimtar në nivelet më të larta të afrimit me Allahun e Madhëruar dhe dorëzimit para Vullneti të Tij.
Është ditë e Familjes dhe e angazhimit që duhet të kemi me fëmijët tanë, për të jetuar në paqe e harmoni, sipas udhëzimeve të besimit dhe fesë tonë.
Me zemër të mirë e plot bekime për të gjithë!