Myftiu Sytari: “Kjo fe, nuk është fe e parazitëve!”
Gjatë dersit të xhumasë, më datë 28 qershor 2024, nga xhamia e “Dy Vajzave”, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua rinisë në veçanti, që të shfrytëzojnë kohën dhe mundësitë për të punuar, për të fituar dhe për të zhvilluar jetën.
Ai theksoi, se feja islame e nxit individin, që të jetë ndërtues dhe zhvillues i jetës mbi bazat e ruajtjes së ekuilibrit dhe fitimit të hallallit.
Ndër të tjera Myftiu tha: “Kjo fe, nuk është fe e parazitëve! Kjo është fe e djemve të rinj, që punojnë! E djemve të rinjë, që fitojnë hallallin!
Kjo është feja e atyre, që Pejgamberi (a.s) i përgëzoi dhe tha: do të jenë prej banorëve të xhenetit!
Pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë biznesmenë; pjesa dërrmuese e tyre, kanë qenë njerëz, që kanë punuar dhe kanë fituar me djersën e ballit edhe kanë zhvilluar hallallin e tyre madje kanë lënë vakëfet, të cilat edhe sot e kësaj dite zhvillohen dhe sevapi iu shkon atyre zotnive.
Në Medinen e Pejgamberit (a.s) edhe sot e kësaj dite është një hotel i madh, ngjitur me xhaminë e Pejgamberit (a.s), quhet: Vakëfi i Hz. Osmanit.”
Dersi i plotë në link: