Autoritetet fetare dhe vendore urojnë Kurban Bajramin në Myftininë Shkodër

Autoritetet fetare dhe vendore urojnë Kurban Bajramin në Myftininë Shkodër

Autoritetet fetare dhe vendore urojnë Kurban Bajramin në Myftininë Shkodër

Në përfundim të faljes së Kurban Bajramit, më 6 qershor 2025, Myftinia Shkodër priti vizitat tradicionale të miqve dhe personaliteteve të shumta që erdhën për të uruar këtë ditë të madhe dhe të bekuar për besimtarët muslimanë.

Teologu Arben Halluni, së bashku me imamë dhe këshilltarë të Myftinisë Shkodër, pritën në ambientet e xhamisë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, përfaqësues të institucioneve fetare, drejtues vendorë e lokalë, deputetë, intelektualë dhe qytetarë të shumtë që morën pjesë për të ndarë urimet dhe gëzimin e kësaj feste.

Kjo traditë tashmë e konsoliduar e vizitave dhe pritjeve festive për Bajram, është dëshmi e gjallë e harmonisë fetare që karakterizon qytetin e Shkodrës. Një bashkëjetesë që ruan vlerat e respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit mes komuniteteve.

Myftinia Shkodër shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët, duke u lutur që kjo festë të sjellë begati, paqe dhe mirësi në çdo familje, si dhe të forcojë vlerat e solidaritetit dhe vëllazërisë ndërnjerëzore.