Një grup studentësh italianë vizitojnë xhaminë e Parrucës
Ditën xhuma, më 2 gusht 2024, një grup studentësh italianë, të shoqëruar nga Dom Emilio Valente, vizituan xhaminë e Parrucës.
Në pritje të tyre, imami i xhamisë së Parrucës, H. Naim Drijaj i uroi mirëseardhjen dhe zhvilloi me ta një bashkëbisedim plot vlerë, ku mbizotëroi fryma e harmonisë, dialogut dhe komunikimit të lirë.
Imami i nderuar dëgjoi pyetjet e e ndryshme të studentëve rreth Islamit, xhamisë, adhurimeve islame etj, të cilave iu përgjigj me plot kompetencë, duke dhënë informacionet e duhura përkatëse, plot dobi e interes.
Viteve të fundit, përherë e më shumë po shtohet numri i vizitorëve të huaj që vijnë në xhamitë tona, duke shfaqur interesim e duke marrë mikpritjen dhe dashamirësinë e mikpritësit.