Në xhaminë Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Në xhaminë Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Në xhaminë Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Ditën e diel paradreke, më 22 shtator 2023, në xhaminë e fshatit Trush u zhvillua aktiviteti i përkujtimit të Lindjes së Begatë të Pejgamberit Muhammed (a.s) – Mevludi Sherifë, me moton: “I Dërguari i Allahut, Muhammedi (a.s), mëshirë e dërguar për mbarë njerëzimin!”

Krahas besimtarëve të shumtë të fshatit Trush dhe fshatrave të tjera të zonës, i pranishëm ishte teologu Arben Halluni, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, H. Jetmir Braqi, imami i xhamisë së Trushit, të cilët mbajtën nga një përshëndetje të rastit, hoxhallarë, etj.

H. Bashim Bajraktari në fjalën dhe ligjëratën e tij, foli për jetën dhe veprën e ndritur të Dërguarit të Allahut (a.s), për mesazhet udhëzuese dhe mëshiruese, për të cilat u dërgua për mbarë njerëzimin.

Në vijim të programit, kënduesit e Mevludit, H. Alban Kali, H. Ervis Molla, H Bujar Hoxhani dhe z. Dritan Kurti, përcollën para të pranishmëve pjesë nga Mevludi Sherifë, Salavate, dua-Lutje, ilahi, etj.