Myftiu i Shkodrës uroi ambasadorin e Arabisë Saudite në 94 vjetorin e mbretërisë
Pasditën e së hënës, më 23 shtator 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në pritjen festive të organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, me rastin e 94 vjetorit të themelimit të mbretërisë.
Me këtë rast, Myftiu Sytari uroi Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, SH.T.Z. Faisal Ghazi Hifzi, duke u lutur për vendet e shenjta dhe mirëqenien.
Në këtë pritje tradicionale, Myftiu Sytari u takua edhe me shumë miq e dashamirë të Myftinisë Shkodër, me të cilët ndau biseda vëllazërore dhe lutje për mbarësi e suksese.