Myftiu i Shkodrës merr pjesë në Mevludin e Ostrosit, në Krajë
Ditën e shtunë, më 21 shtator 2024, në qendrën islame të Ostrosit, u zhvillua një aktivitet fetar, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s).
Pas faljes së namazit të akshamit, fjalën e rastit e mbajti H. Irfan Kacaj, Kryeimam i Krajës. Aktiviteti u përshëndet edhe nga ndihmësi i Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, H. Behlul Kanaqi. Në mesazhet e tyre, dy drejtuesit e lartë përcollën urimet dhe ndanë lutjet me të pranishmit.
Mbrëmja fetare vijoi me këndimin e disa pjesëve nga vepra e Hafiz Ali Ulqinakut, “Mevludi”, shoqëruar me ilahi e salavate.
Më pas, ligjërata e këtij aktiviteti u mbajt nga Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, i cili theksoi se tradita shekullore e tubimeve të Mevludit, i ka ruajtur shqiptarëve muslimanë, fenë dhe gjuhën!
Ai theksoi, se vargjet në shqip të kësaj vepre, janë trashëguar ndër breza, sikurse janë lexuar e mësuar edhe në periudha të errëta të historisë sonë kombëtare.
Myftiu, u ndal edhe tek shembulli i Hz. Muhammedit (a.s) në trajtimin e gabimtarëve dhe gjynahqarëve në shoqëri, ku theksoi se dyert e xhamisë dhe të fesë islame në tërësi, nuk janë të mbyllura asnjëherë, për asnjeri që ka gabuar, që ka bërë gjynahe e që nuk arrin të gjejë drejtimin e jetës!
Myftiu Sytari, shprehu falënderimet e tij për këtë organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame në Krajë, duke theksuar se takime të tilla na afrojnë e na bëjnë dëshmitarë të ruajtjes së tabanit.
Fjala e plotë e Myftiut: