Dr. Salahudin Keftaro, mik i shtrenjtë në Shkodër

Dr. Salahudin Keftaro, mik i shtrenjtë në Shkodër

Dr. Salahudin Keftaro, mik i shtrenjtë në Shkodër

Ditën e xhuma, më 1 nëntor 2024, mendimtari islam damasken, Dr. Salahudin Keftaro, i shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një vizitë në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, ku u prit nga drejtori i saj, z. Kujtim Dervishi.

Gjatë takimit të përzemërt, Dr. Keftaro shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë të përsëritur në qytetin e Shkodrës ku vlerësoi mikpritjen tradicionale, bisedat e ngrohta me Myftiun, stafin e tij dhe kënaqësinë e kësaj vizite në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”.

Ai theksoi, se sfidat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit prej nesh në pozitat ku Zoti na ka vendosur janë të mëdha, dhe përtej distancave të largëta që na ndajnë, besimi dhe feja, amaneti i të parëve, dhe përgjegjësitë e edukimit të brezit të ri na bashkojnë më shumë se çdo gjë tjetër.

Nga ana e tij drejtori i Medresesë, z. Kujtim Dervishi shfaqi kënaqësinë e tij të madhe për këtë vizitë të Dr. Keftaros dhe ndau me të momente të spikatura nga aktiviteti i Medresesë së Shkodrës.

I shoqëruar edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Dr. Keftaro iu drejtuar besimtarëve të xhamisë së Medresesë me një këshillë vëllazërore në prag të namazit të xhumasë.

Të xhumanë e kaluar, më 25 tetor 2024, Dr. Keftaro ishte i pranishëm në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Parrucës, ku pas hytbes së mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, ai drejtoi edhe namazin e xhumasë.

Më herët, ai zhvilloi edhe një takim vëllazëror në zyrën e Myftiut me të cilin bashkëbisedoi rreth temave të shumta me interes të përbashkët.