Veprimtari argëtuese në Reç me nxënësit e mejtepeve të xhamive Milan, Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj

Veprimtari argëtuese në Reç me nxënësit e mejtepeve të xhamive Milan, Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj

Veprimtari argëtuese në Reç me nxënësit e mejtepeve të xhamive Milan, Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj

Ditën e shtunë, më 02 nëntor 2024, në zonën turistike të fshatit të gështenjave,  Reç, Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit zhvilloi aktivitetin me moton: “Mësojmë dhe argëtohemi”, me pjesëmarrjen e rreth 50 nxënësve të mejtepeve/kurseve fetare të xhamive Milan, Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj nën shoqërimin e mësuesve përkatësisht të, H. Ardit Ulqinaku, H. Samed Mataj dhe H. Fatmir Bushaj.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, i cili pasi i uroi mirëseardhjen nxënësve në këtë veprimtari arsimore-argëtuese të radhës, u mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të vlefshme për këtë brez të ri, i cili kërkon një vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë aktorët edukues.

Më pas, programi vijoi me zhvillimin e bisedave brenda grupeve, lojëra të ndryshme sportive, shëtitje në natyrë, etj.

Cikli i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”, do të vijojë me të tjera xhami gjatë periudhës vjeshtë-dimër.