Veprimtari përkujtimore kushtuar 16 nëntori 1990

Veprimtari përkujtimore kushtuar 16 nëntori 1990

Veprimtari përkujtimore kushtuar 16 nëntori 1990

Ditën e xhuma, më 15.11.2024, në Medresenë e Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve, u përkujtua 16 Nëntori 1990, dita e rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë.

Krahas pjesëmarrjes së nxënësve, drejtuesve të shkollës, stafit pedagogjik, prindërve dhe të ftuar të ndryshëm, mori pjesë përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni.

Teologu Halluni në fjalën e tij foli rreth mesazheve dhe frymëzimit që na falë përkujtimi i 16 nëntorit 1990, sot, pas 34 vitesh nga ajo ngjarje e lavdishme dhe që për të gjithë popullin shqiptar mbetet shumë kuptimplote dhe historike.

Ai përmendi edhe rihapjen e xhamisë së Plumbit, pionierja e parë e të gjitha xhamive, ku në këtë datë u bë falja e parë e xhumasë, pas 23 viteve ndërprerje të lirisë së besimit nga regjimi famëkeq ateist.

Rreth ngjarjes së madhe historike, 16 nëntorit 1990, folën dhe përshëndetën drejtori i medresesë, z. Kujtim Dervishi, z. Gëzim Dunga, z. Evans Drishti dhe z. Ylber Dyli, të cilët vlerësuan simbolin e asaj dite madhështore, Hafiz Sabri Koçin së bashku me nismëtarët, të cilët bënë që kjo ngjarje e madhe të jetë si pikënisje e ringjalljes së të gjithë jetës fetare në Shqipëri në përgjithësi dhe në Shkodër në veçanti.

Aktiviteti u mbyll me një ekspozitë fotografish të kësaj datë të shënuar.