Ditën e xhuma, më 16 dhjetor 2016, pas namazit të sabahut, në xhaminë e Tophanës, Myftinia Shkodër, organizoi një mexhlis salavati dhe dhikri, që u parapri nga leximi i sures “El-Kehf”.
I pranishëm në këtë tubim të begatë ishte edhe Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Shkodrës, që shoqërohej edhe nga imamët e nderuar, H. Fejzi Zaganjori, teologu Lavdrim Hamja, teologu Arben Halluni, imami i xhamisë së Tophanës, H. Husejn Muça, z. Ervin Metani dhe besimtarë të xhamive të ndryshme, që morën mirësi nga ky tubim me vlerë.
Ky tubim vjen në kuadër të aktiviteteve të larmishme, që po organizon Myftinia Shkodër, me rastin e fillimit të Muajit Rebiulevvel, ku përkujtohet Lindja e Begatë e Hz. Muhammedit (a.s.).