Ditën e enjte, më 15 dhjetor 2016, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare me temë: “Ringjallja e traditave fetare”, ku ligjëruan imamët e nderuar, Lavdrim Hamja dhe Durim Kasemi.
Në ligjëratat e tyre plot dobi, imamët sollën argumente mbi rëndësinë e ringjalljes së traditave profetike në jetën e përditshme, duke u fokusuar tek marrëdhëniet sociale dhe ato brenda namazit, si shtylla kryesore e fesë.
U theksua se muslimanët kanë shumë hapësira udhëzimi në traditat e shumta të Hz. Muhammedit (a.s.), që nuk duhen përkufizuar vetëm në disa shfaqje të jashtme a veprime të ngushta.
Ligjëruesit sollën hadithe të ndryshme, nëpërmjet të cilave dëshmohet dimensioni i gjerë i praktikës së traditave profetike në jetën e brezit të parë.