Trajnim me vlerë për hatibët rreth davetit, irshadit dhe komunikimit në Islam
Nga data 23 – 28 dhjetor 2024, në Stamboll të Turqisë, u organizua një trajnim i veçantë dhe me vlerë rreth davetit, irshadit dhe komunikimit në Islam për një grup imamësh nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nga Myftinia Shkodër merrnin pjesë në këtë trajnim imamët e nderuar, H. Adem Pizga, imam i xhamisë Perash, H. Ervis Molla, imam i xhamisë Barbullush, H. Ylber Rupa, imam i xhamisë Zogaj dhe H. Agron Kastrati, imam i xhamisë Ajasëm.
Trajnimi, i cili u mbajt në qytetin historik të Stambollit, synonte të fuqizonte aftësitë e pjesëmarrësve në fushën e davetit, irshadit dhe komunikimit islam. Programi përfshinte leksione, diskutime dhe ushtrime praktike që kanë për qëllim të zhvillojnë teknika efektive komunikimi dhe ndikimi, duke theksuar përgjegjësinë dhe rolin e imamëve në udhëzimin e besimtarëve.
Temat kryesore, që u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin:
1. Rëndësia e Fuqisë së të Folurit:
– Vlera e komunikimit të qartë dhe efektiv në predikim dhe udhëzim.
2. Hyrja në Komunikim dhe Komunikimi Ndikues:
– Strategjitë për krijimin e lidhjeve të forta me audiencën.
3.- Rëndësia dhe Domosdoshmëria e Vetëdisiplinimit në Davet dhe Kauzë:
– Roli i vetëkontrollit dhe disiplinës në komunikim dhe në promovimin e kauzës islame.
4. Teknikat për të Ndikuar dhe Teknikat për të Mos Ndikuar:
– Identifikimi i mënyrave efektive për të ndikuar pozitivisht tek njerëzit, si dhe shmangia e qasjeve që mund të jenë joproduktive.
5. Fjalimi i Papërgatitur:
– Aftësia për të folur spontanisht dhe me siguri.
6. Kontrollimi i Iridiksionit:
– Përdorimi i mënyrës së duhur për të kontrolluar narrativen dhe diskutimin.
7. Ushtrime të Zërit:
– Teknikat për menaxhimin e zërit dhe artikulimin e qartë.
8. Përgjegjësia e Davetit dhe Irshadit të Hoxhallarëve:
– Roli i hoxhallarëve si udhëheqës shpirtëror dhe modeli moral për komunitetin.
9. Gabimet Gjatë Komunikimit:
– Analiza e gabimeve të zakonshme që bëhen gjatë komunikimit dhe si të shmangen ato.
10. Metodat e Ndikimit te Njerëzit:
– Përdorimi i strategjive që i motivojnë dhe i frymëzojnë njerëzit.
Trajnimi përfundoi me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit dhe falënderime për organizatorët dhe trajnuesit. U theksua domosdoshmëria e përvetësimit dhe zbatimit të njohurive të fituara në praktikën e përditshme.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit vizituan disa prej xhamive kryesore dhe vendeve historike në Stamboll.
Pjesëmarrja e imamëve të Myftinisë Shkodër në këtë trajnim vjen në kuadër të bashkëpunimeve të frytshme të Myftinisë Shkodër me Qendrën Minber.