A e dini cili është përkufizimi i neverisë?

A e dini cili është përkufizimi i neverisë - Ihasan El-Fekih

A e dini cili është përkufizimi i neverisë?

— Ihsan El-Fekih

Thjesht është kujdesi i të gjithë botës për të siguruar të drejtat e pakicave në Siri, frika dhe dhembshuria e tyre e tepruar, që papritmas ra mbi planetin tonë, dhe humanizmi i tyre që u shfaq nga asgjëja, pa e ditur se në vatrën e kujt u krijua dhe kujdesi e shqetësimi i tyre i vazhdueshëm për ta!!

A nuk është kjo neveri që po ndodh tani një nga hipokrizitë më të mëdha në historinë njerëzore?
Kjo është e njëjta neveri dhe hipokrizi që Perëndimi dhe shërbëtorët e tij (nga radhët tona) praktikuan kur trajtuan dhe gjykuan reagimin e palestinezëve më 7 tetor ndaj armikut të tyre pushtues gjakatar, që i ka dëbuar, torturuar, vrarë dhe shtypur për më shumë se shtatëdhjetë vjet!

Mos besoni këtë hipokrizi dhe mos lejoni askënd t’ju s’postojë ose t’ju turpërojë, sado i sjellshëm dhe i respektueshëm të jetë, madje edhe nëse është prej njerëzve të ndershëm të këtyre “pakicave”. Ne e dimë dhe e pranojmë se nga këto pakica kanë dalë dhjetëra njerëz të ndershëm dhe të lirë, të cilëve nuk ua ulim vlerën dhe as nuk na takon tua mohojmë qëndrimet e tyre të mira.

Por, e vërteta thotë, se Siria është qeverisur nga bijtë e një pakice për 54 vite, dhe këta (me bashkëpunimin e disa pakicave të tjera) kanë kryer gjenocid kundër shumicës. Ata kanë tmerruar, terrorizuar, vrarë, grabitur, plaçkitur, dëbuar dhe arrestuar 9 milionë njerëz nga bijtë e shumicës.

Pra, numri i atyre që kanë pësuar dëme është më shumë se nëntë milionë sirianë… ata me të vërtetë janë prej shumicës dhe ndoshta ka edhe me dhjetëra prej pakicave në rrethin e këtij numri të madh.

A po gënjej ose po e teproj në këtë?

Kundërshtomëni nëse mundeni!

Të gjitha imazhet (pamjet) e egërsisë brutale dhe të përgjakshme që shihni nga Siria e Esedit (Asadit) janë krime të urdhëruara nga individë të pakicave, pa marrë parasysh se kanë qenë prej ushtrisë, policisë apo sigurimit, në dëm të njerëzve të shumicës.

A po gënjej ose po e teproj në këtë?

Të gjithë refugjatët sirianë që jetojnë nëpër çadra, prej atyre që u janë dërrmuar kockat nga i ftohti dhe moti i keq, të cilët i kanë baltosur rrëketë e baltave dhe u janë sulmuar çadrat e tyre, për t’i lënë në vapën e ditëve të nxehta të verës dhe t’i përvëlojë flaka e tyre, të tillët janë nga shumica sunite 100%. (Asnjë durzi, asnjë i krishterë dhe asnjë alevit nuk ka jetuar në çadra për 54 vite!)

A po gënjej apo gjithashtu po teproj këtu apo po nxis kundër pakicave!?

A është thënia e të vërtetës dhe tregimi i thikave të vrasësit nxitje, o njerëz?!

Të gjitha bombardimet me avionë, fuçi eksplozive, kimikate ose armë të ndaluara (200 mijë raste bombardimesh) kanë qenë bombardime kundër njerëzve të shumicës sunite 100%. Asnjë i krishterë, durzi apo alevit nuk është bombarduar, as edhe një herë të vetme për 54 vite!

As nuk ua shpresojmë atyre një gjë të tillë dhe as nuk ua shpresojmë asnjë qytetari në tokë ta pësojë diçka të tillë.

Por, përse nuk flisni qartë për këtë të vërtetë, o ju turmë e ndjekësve, njohësve dhe të ardhurve për të kërkuar, hulumtuar dhe arritur tek e vërteta apo një pjesë e saj?!

Çdo lagje e shkatërruar në Siri është një lagje sunite e bombarduar nga një oficer alevit. (Nuk ka, qoftë edhe një ndërtesë të vetme të shkatërruar, që të jetë banuar nga alevitë, durzë apo të krishterë).

Larg qoftë, që të shpresojmë për cilindo banor, që t’i shembet shtëpia mbi kokën tij!

Por, përse nuk bëhet e ditur me forcë  dhe me detaje kjo gjë, pa asnjë kompliment?!

E me gjithë tërë këtë, një tjetër pakicë, në lindje dhe veri të Sirisë, ushtrojnë një politikë raciste kundër shumicës dhe vjedhin 70% të pasurive të Sirisë dhe 100% të mallrave strategjikë (si nafta, gazi, uji, energjia elektrike, gruri, pambuku dhe bagëtia), dhe bota mbarë është e shqetësuar (dhe se do të qajnë dhe do të ulërijnë ditëve të ardhshme) për të drejtat e pakicës dhe të hajdutëve!

Vrasësi në Siri për 54 vite ka qenë prej pakicave, ndërsa viktima ka qenë prej shumicës, dhe e tërë bota është e interesuar për të drejtat e vrasësve (dhe sigurimi i tyre) që të shpëtojnë nga dënimi që e kanë hak dhe syri i snajperistëve, ndërsa viktima nuk paska të drejtë të vendosë kufirin për vrasjet dhe vjedhjet!

Ju sfidoj, që të keni dëgjuar, qoftë edhe një njeri të poshtër (në rrethet e vendimmarrjes) në këtë botë të fëlliqur që të flasë për garantimin e të drejtave të shumicës, kompensimin e shumicës, ose të paktën për garantimin e mos përsëritjes së asaj, që shumica sunite ka përjetuar prej tmerrit dhe mizorive të tmerrshme.

Më e rrezikshmja e kësaj gjëje, është se bijtë e shumicës nuk guxojnë të thonë këto të vërteta, pavarësisht se ka rënë sundimi i pakicës dhe është arratisur lideri i saj, sepse mendja e sirianëve, media e tyre dhe kultura e tyre kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë nën kontrollin e pakicave. I fundit prej tyre është një person i mbështetur nga qeveria e një prej vendeve arabe, i cili tani kontrollon 95% të shkrimtarëve, gazetarëve, intelektualëve dhe elitave siriane, madje edhe atyre jo-siriane për fat të keq, dhe ai ka një orientim më të rrezikshëm dhe më të neveritshëm se orientimi laik, pasi orientimi i tij ka për qëllim gjithçka që është islame, me butësi dhe infiltrime në pallatet arabe sunduese, të cilat ende nuk e kanë zbuluar fëlliqësinë, dinakërinë dhe rrezikun e tij!

Unë për të një mijtën herë drejtohem me thirrje për ndihmë të ndershmëve muslimanë dhe arabë për të krijuar një media siriane, bile arabe, të çliruar nga dominimi i pakicave (dhe prej tyre, pakicat sekulare të egra dhe kundër Islamit, fetarizmit dhe manifestimeve islame, të cilat kontrollojnë foltoret më të rëndësishme muslimane).

“Allahu është Triumfues i çështjes së Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë!” – (Kur’ani, Jusuf: 21)

Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:

Lavdrim Hamja