Shoqata Para-Tetraplegjike Shkodër, mirënjohje për Myftininë Shkodër
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Myftinia Shkodër mirëpret Mirënjohjen e Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve Shkodër.
Në një kartolinë të dërguar nga Shoqata e Tetra-Plegjikëve Shkodër, drejtuesi i saj, Saimir Ustabeqiri shkruan:
“Një Mbështetje E Rëndësishme Për PAK Shkodër
Në këtë 3 Dhjetor — Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ju falënderojmë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin për personat me aftësi të kufizuara.
Le të shërbejë kjo ditë si një ftesë për të rritur mbështetjen dhe shërbimet, duke ndihmuar secilin të shprehet dhe të zhvillohet plotësisht.
Ju kujtojmë se çdo përpjekje, çdo mundësi që ofroni, ndihmon ata të ndihen të barabartë dhe të përfshirë në shoqëri.
Me mirënjohje,
Shoqata Para-Tetraplegjike Shkodër”
Myftinia Shkodër, duke u nisur nga hadithi i të Dërguarit të Allahut (a.s): “Më i miri i njerëzve, është më i dobishmi për njerëzit!” i bën thirrje në radhë të parë institucioneve vendore dhe qendrore, besimtarëve dhe qytetarëve, të mos kursehen për të kontribuuar në shërbim të vëllezërve dhe motrave antarë të Shoqatës së Para-Tetraplegjike Shkodër, të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë, në mënyrë që të ndjehen të barabartë si gjithë njerëzit e tjerë.
Allahu i Madhëruar i shpërbleftë me të mira, të gjithë bamirësit!

