“Udhëtimi që ndryshoi botën”, bashkëbisedim me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit

Udhëtimi që ndryshoi botën, bashkëbisedim me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit

“Udhëtimi që ndryshoi botën”, bashkëbisedim me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit

Ditën e mërkurë, më 22 janar 2025, pas namazit të iqindisë, Myftinia Shkodër organizoi në xhaminë e Parrucës një aktivitet fetaro-kulturor për motrat muslimane, me rastin e Natës së Bekuar të Israsë dhe Miraxhit.

Aktiviteti i titulluar “Udhëtimi që ndryshoi botën”, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me pjesëmarrjen e teologeve dhe vaizeve të nderuara të Myftinisë Shkodër: Znj. Ferzet Ndoja, znj. Zamira Bushati-Puka dhe znj. Jetmira Plaku. Gjatë këtij bashkëbisedimi, teologet ndanë njohuritë dhe mesazhet e tyre mbi këtë ngjarje madhështore dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrëseve.

Diskutimet u përqendruan në Isranë dhe Miraxhin, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).

Ky udhëtim hyjnor u trajtua në detaje, duke theksuar domethënien dhe rëndësinë e tij, ngjarjet kryesore të Miraxhit në shtresat qiellore, si dhe bashkëbisedimin e Profetit me Allahun e Lartësuar në Sidretul-Munteha. Po ashtu, u analizuan mësimet dhe mesazhet e kësaj ngjarjeje të bekuar, me fokus të veçantë në rëndësinë e namazit dhe ndjekjen e udhëzimeve hyjnore si një model për rritjen shpirtërore në jetën e përditshme.

Aktiviteti u përmbyll me një reflektim të përbashkët mbi domethënien e kësaj nate për besimtarët dhe fuqinë e saj për të përforcuar lidhjen me Zotin. Në fund u bë dhe një duá e përzemërt dhe falënderime të sinqerta për grupin organizativ, si dhe për të gjitha pjesëmarrëset, të cilat e pasuruan këtë aktivitet me praninë e tyre.