Ligjëratë fetare për motrat në xhaminë e fshatit Barbullush

Ligjëratë fetare për motrat në xhaminë e fshatit Barbullush

Ligjëratë fetare për motrat në xhaminë e fshatit Barbullush

Paraditen e së dielës, më 26 janar 2025, në atmosferën e begatë të përkujtimit të mrekullive të Natës së Israsë dhe Miraxhit, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare për motrat besimtare në xhaminë e fshatit Barbullush.

Ligjëruese në këtë aktivitet ishte vaizja Ferzet Ndoja, e cila u përqendrua te mesazhet e shumta që ka Nata e Israsë dhe Miraxhit.

Në krye të herë ajo theksoi se, në kalendarin islam ka data të shumta, të cilat na tërheqin drejt besimit dhe forcimit të marrëdhënies me Zotin e gjithësisë.

Ajo u ndal te disa detaje të ngjarjes së mrekullueshme të Israsë dhe Miraxhit duke i lidhur ato me rëndësinë, që ka angazhimi i gruas muslimane në jetën e përditshme për t’u përballur me kurajo dhe besim me vështirësitë dhe sprovat e shumta me të cilat përballet në jetën e përditshme. Ajo vuri theksin te rëndësia që ka përkujdesja për familjen dhe angazhimi me edukimin e fëmijëve për t’u rritur me besim të pastër me moral të lartë dhe angazhim të vazhdueshëm për lartësim në gradat e dijes dhe zhvillimit.

Aktiviteti iu gërshetua edhe me pyetje-përgjigje, bashkëbisedime të ndryshme, si dhe u shfaq dëshira e vazhdimit të këtyre ligjëratave në mënyrë sistematike, ashtu që tema të ndryshme që i interesojnë komunitetit dhe motrave në veçanti, të trajtohen herë pas herë në xhaminë e fshatit Barbullush.