Në xhaminë e Urës së Bunës u përkujtua Nata e Israsë dhe Miraxhit

Në xhaminë e Urës së Bunës u përkujtua Nata e Israsë dhe Miraxhit

Në xhaminë e Urës së Bunës u përkujtua Nata e Israsë dhe Miraxhit

Paraditen e së dielës, më 26 janar 2025, Myftinia Shkodër zhvilloi një tribunë fetare për motrat besimtare, që frekuentojnë xhaminë e Urës së Bunës.

Ligjëruese në këtë aktivitet ishte vaizja Jetmira Plaku, e cila u ndal te vlera e madhe e përkujtimit të mrekullive të Natës së Israsë dhe Miraxhit, si një moment kulminant në jetën e të Dërguarit të Allahut, Hz. Muhammedit (a.s).

Ajo theksoi se, akoma sot kur lexojmë dhe shfletojmë rreth mrekullive të Natës së Israsë dhe Miraxhit kuptojmë për mëshirën e madhe dhe dashurinë e Allahut për të Dërguarin e Tij dhe garancinë, që Zoti i gjithësisë i ka dhënë kësaj feje të madhnueshme islame. Ajo theksoi se, në jetën tonë të përditshme ka vështirësi dhe sprova të shumta me të cilat ne përballemi, dhe shpeshherë njeriu duket se nuk ka asnjë shpresë përballë tyre; mirëpo po të shohim me vëmendje në jetën tonë na është dhënë mrekullia më e madhe, me të cilën afrohemi me Zotin tonë, përballemi me vështirësitë e jetës dhe lartësohemi drejt dashnisë së Zotit, dhe jo mrekulli është namazi. Namazi ishte dhuntia kryesore e Natës së Israsë dhe Miraxhit, që u obligua për të Dërguarin e Allahut dhe besimtarët deri në ditën e fundit.

Vaizja e nderuar vuri theksin te rëndësia që ka përsosja e namazit në jetën e përditshme dhe përpjekja për ta realizuar atë të plotë, si një garanci dhe siguri nga Zoti i gjithësisë për besimtarin në jetën e përditshme.

Aktiviteti u shoqërua me pyetje të ndryshme dhe një koktejl të organizuar me këtë rast.