
Xhamia e Urës së Bunës zbukurohet në prag të Ramazanit
Tradita e bukur e pastrimit, patjetër, lyerjes dhe zbukurimit të xhamive në prag të Ramazanit, është e dukshme gjithandej në xhamitë e Shkodrës, edhe në këto ditë të mbetura të muajit Shaban, në pritje të Hanës së re të Ramazanit 1446.
Edhe në xhaminë e Urës së Bunës, ka një angazhim për të lyer e pastruar, në pritje të besimtarëve frekuentues të namazeve ditore dhe adhurimeve të Muajit Ramazan.
Nën drejtimin e imamit, H. Ridvan Luzaku, këshilli i xhamisë dhe besimtarët janë angazhuar për ta pritur si duhet muajin e mëshirës dhe faljes.
Myftinia Shkodër, shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj për krejt bamirësit që kontribuojnë për të mirën e xhamisë dhe jetës fetare në vend.