Ramazani, ftesë e përjetshme!”, tribunë fetare në prag të Ramazanit

Ramazani, ftesë e përjetshme!”, tribunë fetare në prag të Ramazanit

“Ramazani, ftesë e përjetshme!”, tribunë fetare në prag të Ramazanit

Ditën e shtunë pas akshamit, më 22 shkurt 2025, në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të rinisë organizoi tribunën fetare me temë: “Ramazani, ftesë e përjetshme!”.

Aktiviteti filloi me leximin e ajeteve të agjërimit nga H. Durim Kasemi dhe pastaj përshëndeti teologu Ervil Kuçi, përgjegjës i sektorit të rinisë, pranë Myftinisë Shkodër.

Teologu Kuçi pasi përshëndeti të pranishmit dhe i uroi të ftuarit mirëseardhjen të ftuarit special të kësaj mbërmjeje, u ndal te mirësia e Ramazanit, si një ftesë, e cila përsëritet çdo vit nga Zoti i gjithësisë për të gjithë besimtarët, që ta shfrytëzojnë këtë muaj të begatë me adhurime dhe veprat të mira, dhe t’i përgjigjen kësaj ftese bujare të Zotit të Madhëruar.

Më pas, fjalën e mori i ftuari special i kësaj tribune, H. Vladimir Kera, i cili vuri theksin te rëndësia dhe vlera e madhe që ka agjërimi, si dhe ndikimi i tij në jetën shpirtërore dhe psikologjike tek agjëruesi. Ndër të tjera, ai tha, se: “Kur’ani Famëlartë mbetet libri i vetëm, të cilin ne si besimtarë duhet ta kemi referencën tonë kryesore, nga i cili ne ndërtojmë të gjithë pikëpamjen tonë fetare”.

Në vazhdim teologu Kera shpjegoi në mënyrë shkencore dhe të qartë ndikimin e agjërimit dhe vlerën e dobinë e tij në jetën e njeriut dhe në sjelljet e tij.

Ligjëratë u ndoq me vëmendjen nga të pranishmit dhe gjithashtu u transmetuar live në profilin e Myftinisë Shkodër.

Këtu mund ta ndiqni të plotë tribunën fetare: