
Xhamia e Mes-Myselimit, shembull i përgatitjes për Muajin e Ramazanit 1446
Me një angazhim maksimal të besimtarëve, Këshillit të xhamisë dhe imamit të xhamisë së fshatit Mes-Myselim, përfundon edhe java e fundit e muajit Shaban për këtë vit, duke lajmëruar afrimin e Muajit të shumëpritur për të gjithë besimtarët anembanë botës.
Sistemimi i oborrit, mbjellja e pemëve të Ramazanit, lyerja dhe pastrimi, ishin kryefjalë e sa e sa ditëve, për rininë dhe frekuentuesit besnikë të kësaj xhamie me traditë, në fshatin e dëshmuar për vlerat islame ndër shekuj.
Tashmë, me ardhjen e Muajit Ramazan 1446, xhamia e Mes-Myselimit do të rrezatojë shembullin e rinisë besimtare, aktivistëve të zellshëm, këshillit të lidhur në vepra të hajrit dhe imamit të përkushtuar.
Myftinia Shkodër, shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë model, që i shtohet hartës së dritshme të gjallërimit të xhamive tona në prag të Muajit të bekimeve!