
Takim me imamët dhe muezinët në prag të muajit të Begatë të Ramazanit 1446/2025
Ditën e hënë, më 24 shkurt 2025, në xhaminë e “Dy vajzave”, pas faljes së namazit të iqindisë, Myftinia Shkodër organizoi takimin tradicional me imamët e xhamive dhe muezinët për të dhënë udhëzimet përkatëse për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve dhe riteve fetare gjatë muajit të Begatë të Ramazanit në xhamitë e Shkodrës.
Fillimisht, teologu Arben Halluni në fjalën e tij, prezantoi plan-programin e Myftinisë për zhvillimin e aktiviteteve të larmishme kulturore, arsimore, mediatike, sociale, humanitare etj, të cilat kanë nisur në prag të Ramazanit dhe do të kulmojnë gjatë këtij muajit të madhëruar.
Më pas e mori fjalën H. Lavdrim Hamja, i cili paraqiti udhëzimet e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mbi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe vlerave unike në mesin e besimtarëve, angazhimin e imamëve në gjallërimin e jetës fetare, sidomos gjatë muajit të Begatë të Ramazanit si dhe udhëzime të tjera.
Në fund të takimit, u shpërndanë baza materiale si: udhëzimet e Ramazanit, kalendarë, postera, etj.