Mukabeleja e Ramazanit në xhaminë e Parrucës një traditë e përvitshme

Mukabeleja e Ramazanit në xhaminë e Parrucës një traditë e përvitshme

Mukabeleja e Ramazanit në xhaminë e Parrucës një traditë e përvitshme

Ditën e shtunë, më 1 mars 2025, në xhaminë e Parrucës, nisi Mukabeleja, një traditë e hershme e leximit të plotë të Kur’anit Famëlartë gjatë muajit të Madhëruar të Ramazanit.

Ky aktivitet, i organizuar nga Myftinia e Shkodrës, zhvillohet pas namazit të iqindisë, nën drejtimin e disa imamëve dhe ka për qëllim forcimin e lidhjes shpirtërore të besimtarëve me fjalën e Allahut (xh.sh), Kur’anin Famëlartë.

Besimtarë të ndryshëm marrin pjesë në këtë mexhlis të rëndësishëm fetar, duke dëgjuar dhe ndjekur me përkushtim leximin e Kur’anit Famëlartë.

Mukabeleja do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit dhe do të përfundojë me ceremoninë e Hatmes Sherife në Natën e Kadrit, natë e 27 të këtij muaji të Begatë.