
Nis cikli i këshillave ditore në xhaminë “Ebu Bekër”
Ashtu, siç ishte lajmëruar më herët, ditën e hënë, më 3 mars 2025, pas namazit të drekës në xhaminë “Ebu Bekër”, nisi cikli i ri i ligjëratave dhe këshillave ditore të Muajit Ramazan.
Ky organizim i ri i Myftinisë Shkodër, vjen në kuadër të gjallërimit të jetës fetare në Muajin e mëshirës dhe përkushtimit, duke bërë të mundur që sipas grafikut të prezantuar, një numër i konsiderueshëm i imamëve të xhamive të ndryshme të Shkodrës, të kenë mundësinë e ligjërimit, sipas shpërndarjes përkatëse.
Nëpërmjet këtij cikli, Myftinia Shkodër ka për qëllim përhapjen e mesazheve të matura, këshillave të urta dhe udhëzimeve të duhura për besimtarët në Muajin Ramazan, si dhe krijimin e mundësisë për pyetje-përgjigje të shpejta, për të interesuarit.
Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e këtij cikli ligjëratash dhe ta plotësoni bukurinë e ditëve të agjërimit me këto mexhlise të dobishme të dijes dhe përkushtimit.