Myftinia Shkodër ndihmon Shoqatën e  Para-Tetraplegjikëve me 80 pako ushqimore të Ramazanit

Myftinia Shkodër ndihmon Shoqatën e Para-Tetraplegjikëve me 80 pako ushqimore të Ramazanit

Myftinia Shkodër ndihmon Shoqatën e  Para-Tetraplegjikëve me 80 pako ushqimore të Ramazanit

Ditën e parë të Ramazanit, të shtunën, më 1 mars 2025, Myftinia Shkodër ndihmoi  Shoqatën e  Para-Tetraplegjikëve me 80 pako ushqimore të Ramazanit.

Ky kontingjent pakosh është fryt i bashkëpunimit, tashmë të përvitshëm, me Helping Hand for Relief and Development, USA, përmes së cilës këtë vit janë siguruar 300 pako ushqimore për t’u shpërndarë gjatë muajit të Begatë të Ramazanit, njerëzve dhe familjeve në nevojë.

Koordinatori i ndihmave pranë Myftinisë Shkodër, teologu Ervil Kuçi u shpreh se: Myftinia Shkodër, sikurse çdo vit, është në krah të njerëzve në nevojë dhe në veçanti në krah të Shoqatës së  Para-Tetraplegjikëve. Ky është një mision i jonë, që e konsiderojmë si përgjegjësi dhe detyrë për t’i shërbyer njerëzve. Ne kërkojmë, që të lutemi dhe të bëjmë dua për donatorët, të cilët japin nga pasuria e tyre, sepse e kemi amanet këtë punë, të cilën e kryejmë me përkushtim dhe korrektësi.

Gjithashtu, edhe kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, z. Saimir Ustabeqiri falënderoi Myftininë Shkodër dhe Myftiun, Imam Muhamed B. Sytari për bashkëpunimin tashmë të vazhdueshëm me shoqatën e tyre dhe interesimin, që tregojnë për anëtarët e kësaj shoqate.

Myftinia Shkodër falënderon shoqatat dhe fondacionet e ndryshme, që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me projekte të larmishme bamirëse gjatë muajit të begatë Ramazanit, por jo vetëm.