Myftiu: “Ramazani vjen edhe për ty! Larg vetëvrasjes!”

Myftiu: “Ramazani vjen edhe për ty! Larg vetëvrasjes!”

Myftiu: “Ramazani vjen edhe për ty! Larg vetëvrasjes!”

Ditën e pare të Ramazanit, më 1 mars 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i është drejtuar besimtarëve me një video mesazh, duke i uruar muajin e Begatë të Ramazanit, por edhe duke theksuar rëndësinë, vlerën dhe mirësinë që ka ky Muaj për mbarë muslimanët dhe mesazhet e mëdha, që mbart.

Ndër të tjera, Myftiu thekson, se: “Muaji i Ramazanit sjell përherë qetësi e gëzim, angazhim për të bërë mirë e vrapim drejt dyerve të solidaritetit me njeriun në nevojë.

Vjen, si fllad i padukshëm, që na freskon, pas një thatësire të gjatë, që na ka përvëluar e transformuar.

Është muaji i njeriut! Po, po, një Muaj enkas për njeriun që kërkon vetveten, që është në pritje të një shkëndije shprese, të një rreze drite të munguar… Edhe e njeriut që ka humbur shpresën, që mendon vetëvrasjen, që shumëzon çdo gjë me zero dhe i jep fund jetës së tij duke shkatërruar veten e familjen e duke mos lejuar që drita e udhëzimit të mbërrijë në qenien e tij!

Ky Muaj vjen, që njeriu të veçohet me Zotin e tij dhe të bëjë ndryshe llogaritë ditore, duke rregulluar çfarë është prishur e, duke ia hapur zemrën Zotit të gjithësisë, para duarve të Cilit, të gjithë jemi krijesa nevojtare të mëshirës së Tij, që na zgjon e na jep jetë!”

Në këtë mesazh, ka një këshillë për shumë kategori njerëzish, që agjërimi do t’ju zbukuronte jetën dhe do ju ndërronte pamje!

Për ta ndjekur të plotë mesazhin, klikoni linkun e mëposhtëm: