Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit të xhamisë dhe Qendrës Kulturore Oblikë

Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit të xhamisë dhe Qendrës Kulturore Oblikë

Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit të xhamisë dhe Qendrës Kulturore Oblikë

Ditën e xhuma, më 14 mars 2025, në ditën e 14-të muajit të begatë të Ramazanit, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër organizoi iftarin e radhës, më nxënësit e mejtepit/kurseve fetare të xhamisë dhe Qendrës Kulturore Oblikë.

Në këtë iftar, përveç pjesëmarrjes së mbi 55 nxënësve (vajza dhe djem), dhe përgjegjëses e mësueses së Qendrës, znj. Kimete Elezi mori pjesë edhe përgjegjësi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni.

Teologu Halluni, pak para çeljes së iftarit, zhvilloi një bisedë të shkurtër me nxënësit, ku u përcolli këshilla të dobishme mbi edukatën dhe vlerat morale, si dhe mesazhe frymëzuese mbi besimin.

Me fjalët e tij, ai i nxiti ata të qëndrojnë të përkushtuar ndaj dijes, vlerave fetare dhe sjelljeve të mira në jetën e përditshme familjare dhe shoqërore, sidomos gjatë muajit të Begatë të Ramazanit.

Në fund, ai falënderoi mësuesen Elezi dhe grupin vullnetar të saj për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen sa më mirë të aktivitetit arsimor dhe edukativ të qendrës Oblikë.

Pas iftarit vëllazëror, pati biseda të këndshme dhe zbavitje të njohurive të ndryshme në mes të nxënësve.

Programi i sofrës së iftareve të vëllazërisë do të vijojë edhe për disa xhami dhe qendra të tjera të Shkodrës.