Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin shtroi një iftar për mysafirët e vet
Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin shtroi një iftar për mysafirët e vet
Ditën e enjte, më 12 mars 2025, Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin shtroi iftarin tradicional me të vëllazërisë islame me të ftuar nga trevat e ndryhsme.
Në fillim Uvejs Hadzi këndoi pjesë nga Kur’ani.
Fjalën përshëndetëse e bëri Kryetari i Mexhlisit Blerim ef. Bajraktari, duke u pasuar nga Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu.
Më pas të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesit e Myftinisë së Shkodrës dhe K.B.I. Prizren, Kujtim ef. Bislimi dhe Prof. Kujtim Dervishi të cilët përcollën mesazhet e Myftinive të veta.
Në fund fjalën e mori Reisi Rifat ef. Fejziq.
Kurse lutjen e bukës e bëri Dr. Bahattin ef. Akbash, Atashe i Dijanetit të Turqisë në Podgoricë.
Nga Myftinia Shkodër ishin të pranishëm: Anëtari i Këshillit të Myftinisë, z. Kujtim Dervishi, drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Sajmir Dritareti, administrator i Myftinisë Shkodër dhe z. Altin Loshi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSh.